April 19, 2019

Sejdiu viziton arsimtarët e shkollave të Zhelinës në ditën e 7 Marsit (foto)

Sejdiu viziton arsimtarët e shkollave të Zhelinës në ditën e 7 Marsit (foto)

Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, ka vizituar arsimtarët e shkollave të kësaj Komune, duke ju uruar atyre ditën e madhe të 7 Marsit.

“Fillimisht, më lejoni që në këtë datë të veçantë, me rastin e festës së 7 Marsit, të gjithë arsimdashësve dhe pishtarëve të arsimit t’ju uroj Ditën e Mësuesit, dhe njëherit me mirënjohje të thellë kujtojmë veprimtarinë dhe rolin e veçantë të tyre për të edukuar brezin e ri, që me zell dhe përkushtim kontribojnë në përhapjen e diturisë dhe që me idetë e tyre përparimtare u ndriçojnë e u hapin rrugën masave të gjera te popullit. Mesazhi im është që, çdo i ri duhet të kujtojë me mall dhe respekt të veçantë mësimdhënësin e parë, veçanërisht gjeneratën e arsimdashësve të cilët edhe përkundër peripecive nga pushteti i atëhershëm, arritën të kultivojnë gjenerata të studiuesve të mirëfilltë.” Me respekt, Kryetari i Komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu

Related posts