Sat. Jan 23rd, 2021

Portali Informativ

Shekulli.mk

Vjosa Osmani: Këngët e Ismet Pejës, do mbeten një opus i çmuar për brezat

1 min read

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur keqardhje për vdekjen e këngëtarit të muzikës popullore, Ismet Peja.

Osmani në një reagim të saj, shkruan në facebook se Peja, kultivoi me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila tashmë ka ngelur pa zërin unik të saj, njofton Klan Kosova.

”Robi s’plaket kur vje mosha, robi plaket kur do vetë”. Ky varg i këngës së njohur përmbledhë më së miri ecurinë jetësore të doajenit Ismet Peja, i cili sot mbylli sytë përgjithmonë.

Ai qëndroi për 63 vjet të tëra në skenën muzikore, duke e kultivuar me pasion muzikën e vjetër qytetare, e cila mbeti pa zërin e saj unik.

Këngët e tij do të mbeten një opus i çmuar për brezat, kurse vargu i kënduar nga ai ”Për me le e për më vdekë, zoti ditën ta ka shkru”, do të jetë i përbotshëm!

Lamtumirë mjeshtër i këngës. T’u dëgjoftë zani përherë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *