Sat. Jan 23rd, 2021

Portali Informativ

Shekulli.mk

“Sistina” e vjetër bëhet qendër e re për Covid! Trajtimi do të jetë në llogari të shtetit

2 min read

Ish-spitali ‘Mala Bogorodica-Sistina’ po bëhet COVID-qendër, me çka vendosen në dispozicion 100 shtretër të rinj spitalor. Koston e trajtimit të pacientëve me korona këtu, do ta paguaj shteti.

Ministria e Shëndetësisë e arriti këtë marrëveshje në takimin e mbrëmshëm me pronarët e spitaleve private, ndërsa tre institucionet shëndetësore, “Sistina”, “Zhan Mitrev” dhe “Remedika” me pajisje, staf mjekësor dhe logjistikë do të jenë në dispozicion të ministrisë përkatëse, për të mjekuar pacientë nga Covid-19 në Qendrën e re Covid.

 “Ndërtesa e vjetër e “Sistina” do të pajiset plotësisht, oksigjeni do të instalohet brenda pak ditësh, do të sillen pajisjet dhe secili prej spitaleve private do të marrë pjesë sipas mundësive dhe madhësisë. Numri i shtretërve do të jetë i mjaftueshëm për të menaxhuar krizën në periudhën e ardhshme”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Pronari i Sistinës, Orce Kamçev, theksoi se nëse qëndron marrëveshja, të tre spitalet e mëdha dhe spitalet më të vogla private do të përfshihen në ndihmën për qytetarët.

 “Objekti i vjetër Sistinës do të shndërrohet plotësisht në një spital të ri të sëmundjeve infektive që do të drejtohet nga spitale private nën kontroll të Ministrisë së Shëndetësisë”, theksoi Orce Kamçev – pronar i “Sistina”.

Sipas pronarit të “Filipi i Dytë”, Zhan Mitrev, të gjithë janë të mendimit se duhet të ndihmojnë aq sa munden.

 “Ministri dhe Ministria duhet të drejtojnë të gjitha keyo, ne jemi këtu për të ndihmuar edhe me pajisje, me staf dhe logjistikë. Deri më tani nuk ka keqkuptime ose ndonjë gjë për të argumentuar, përkundrazi, mendoj se të gjithë jemi në atë drejtim – të ndihmojmë sa më shumë në këtë situatë”, u shpreh Zhan Mitrev – pronar i “Filipit të Dytë”.

Aktualisht, është raportuar se rreth 1300 pacientë pozitiv për koronavirusin po trajtohen nëpër qendrat-Covid në të gjithë vendin. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me shtretër të lirë,  ku ka pajisje për furnizimin me oksigjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *