Sat. Jan 23rd, 2021

Portali Informativ

Shekulli.mk

Ekipi ynë kombëtar, niset drejt Portugalisë

2 min read

Ekipi ynë kombëtar, niset drejt Portugalisë për të luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Para-Eliminatoreve të Botërorit 2023!Fillimi I këtij statusi përbën njoftiminin zyrtar, POR ajo që vijon është shprehja e fjalëve që dalin nga zemra!Krenaria jonë në këto ditë të vështira, veçanërisht për Shqipërinë e Basketbollit, tejkalon çdo kufi deri në përulësi. Shprehim mirënjohjen për të gjithë përpjekjet, e secilit, që iu përgjigj ftesës për përfaqësimin e Shqipërisë!Shpirti I kombit sot jeni Ju, që në heshtje dhe në sakrificë pranuat të sfidoni kohët e vështira, duke u bërë shembull I forcës,përkushtimit dhe pasionit për basketbollin.Koshi shqiptar, nga muaji Mars 2020, mbetet I pezulluar ende sot, kur e gjithë Europa dhe Bota, zhvillojnë në kushte covidiane, veprimtarinë e tyre sportive. Po ne!? Si gjithmonë me çudira për shumë arsye!!! Por t’I harrojmë të gjitha dhe të kthehemi tek shpresa që duhet ndezur, për ekipin tonë dhe për ditë më të mira, për basketbollin shqiptar.Të gjithë anëtarët tanë, djemtë dhe vajzat, u investuan dhe pritën me padurim që kampionati të fillonte deri në përfaqësimet ndërkombëtare. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por fatmirësisht, ato ishin dhe janë të gatshëm të punojnë në kushte sigurie dhe të heshtur!Një mirënjohje po ashtu në heshtje, ne I përcjellim të gjithë atyre që na mbështetën, sakrifikuan dhe u përkushtuan duke hapur dyert e zemrës për kombëtaren tonë!Jemi të pa fjalë, për kontributin dhe vëmëndjen e jashtëzakonshme të, Dr. Dritan Ulqinakut (Drejtues I lartë I ISHP) dhe stafin e këtij Institucioni, që na ndihmuan të përmbushim, kushtin e detyruesëhm dhe të panegociueshëm të pjesmarrjes, 2 testime PCR në harkun kohor të 7 ditëve, kërkesë e FIBA dhe vendit organizator, autoriteteve shtetërore të Portugalisë.Suksese ekipit dhe stafit, në këto përballje të vështira!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *