Sat. Jan 23rd, 2021

Portali Informativ

Shekulli.mk

SPITALET PRIVATE DO TË SIGUROJNË 100 SHTRETËR PËR COVID PACIENT

2 min read

Minsitri i shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorët e spitaleve privatë janë dakorduar që spitalet private të sigurojnë 100 shtretër për kovid pacientët.

Ato do të vendosen në objektin e vjetër të spitalit “Sistina”, ndërsa do të jetë në dispozicion në fund të javës që vjen.

“Arritëm marrwveshje dhe kemi siguruar kapacitet prej 100 krevatësh, resurse të cilat shteti do ti shfrytëzojë nga spitalet private. U dakorduam që kjo të jetë spitali ‘Malla Bogorodica’, spitali i vjetër i Sistinës ku mund të vendosen 100 pacient. Tërsisht do të pajisen nga të gjitha spitalet private, të cilat do të sigurojnë edhe kuadër dhe materiale për punë. Për këtë do të sigurohet kompenzim adekuat në përputhje me ligjet ekzistuese, do të paguaj shteti. Kapaciteti shtesë prej 100 krevatësh do të jetë në dispozicion në fund të javës që vjen” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Këtë e konfirmuan edhe pronarët e spitaleve private “Sistina”, “Zhan Mitrev” dhe “Re Medika”, pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Tre spitalet, por edhe spitalet më të vogla private do të përfshihemi në ndihmë për qytetarët në luftën kundër ‘Covid 19’, me të gjitha resurset që posedojmë” .

“Ne jemi këtu të ndihmojmë edhe në pajisje, edhe në kuadër, edhe në logjistikë” – tha Zhan Mitrev.

Siç theksuan pronarët e spitaleve private kjo do të jetë një klinikë e re infektive të cilën do ta kontrollojë minsitria, ndërsa spitalet private do ta udhëheqin në aspektin medicinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *