Fri. Nov 27th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Artan Grubi: Parimi i vetëvendosjes për gjuhë dhe identitet nuk përcaktohet me traktate

1 min read

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nëpërmjet një konference për media uroi të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin – Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Grubi theksoi se parimi për vetëvendosje për etni, gjuhë, identitet dhe përkatësi nuk mund të caktohen me traktate dhe marrëveshje por mbi parimet e të drejtës hyjnore.

“Rrugëtimin për liri, drejtësi, barazi por edhe integrimet i kemi të përbashkët, parimi për vetëvendosje për etni, gjuhë, identitet dhe përkatësi nuk mund të caktohet me traktate e marrëveshje por mbi parimet e të drejtës hyjnore. E kaluara nuk guxon të mbajë peng të ardhmen, nuk kthehen metodat dhe vlerat e shekullit 19 në shekullin 21.

Në emër të Qeverisë duke kujtuar dhe u përkulur para të gjithë burrave dhe grave të kombit tonë ndër dekada dhe shekuj, uroj të gjithë shqiptarët për 22 nëntorin – Ditën e Kongresit të Manastirit dhe të Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, theksoi mes tjerash zëvendëskryeministri i paparë, Artan Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *