Tue. Oct 20th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

’Robëri E Zemrave Të Dashuruara’’ filmi turk, me elemente shqiptare

3 min read

’’Robëri E Zemrave Të Dashuruara’’ Një film i ri turk, e që në brendin e sajë ka shumë elemente shqiptare ku theks të veqantë do të kenë elementet shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova. Filmi ’’Robëri E Zemrave Të Dashuruara’’ i karakterit aksion, është duke i përgatit që ti fillon xhirimet e saja.

Pjes të këtij filmi përveq që do të jenë edhe dy aktorë shqiptarë, e ku njëri prej tyre do të jetë edhe në rolin kryesor, disa skena të xhirimit të këtij filmi do në jenë edhe në Shkup. Aktori shqiptarë me prejardhje nga Shkupi Bashkim Topojani, e që kohëve të fundit ka marrë një famë europiane, është përzgjedhë si aktori që do ta ketë edhe rolin kryeosr të filimit ‘Robëri E Zemrave Të Dashuruara’ me rolin e Candemiri.

Përveq Topojanit në këtë film do të jetë edhe aktori tjetër shqiptarë në Shkupi Xhelal Fera. Në këtë film bëhet fjalë për një hajn i gjërave të vlefshme historike në Turki, dhe jashtë shtetit Turk, dhe i cili kërkohet nga Interpoli. Hajni turk me emrin Candemiri (aktori Bashkim Topojani), gjatë jetës së tij mbetet në mesin e dy vajzave që hapur kanë shpreh dashurinë ndaj tij, por Candemiri duheshte të zgjedh njërën prej tyre, por emocionalisht është shumë i pa vendosur. Pra DAFNE nga Graqija, dhe ESRA nga Turqia, ishin të dashurat e Candemiri. DAFNE si e çmendur e dashuron Candemirin, pa asnji interes, Dafne gjatë filmit për një kohë ka siguruar Candemirin në hotelin e babait të sajë në Maqedoni, pa ditur babai i sajë apo dikush tjetër.

Për Candemiri dashuria nuk ishte dilema e vetme, por ai përveq dashurisë ishte edhe në dilemën e aksioneve, Sepse Candemiri njëkohësishtë kërkoheshte edhe nga Policia, por edhe nga mafia, të cilët kërkonin ta grabisnin Candemirin. Skenat e këtij filmi aksion do të zhvillohen në Shkup, Selanik, Izmir dhe në Stamboll. Filmin ‘Robëri E Zemrave Të Dashuruara’ realizohet nga KINEMAFILM, me produksion ‘PRODUKCION Egc’. Skenarist : Şükrü Çalışkan, Elif OCAKLI. Luajnë : Bashkim Topojani, Hande ARAS, Hüseyin Işiklar, Emirhan Bajram, Ramazan Kalyoncu, Xhelal Fera, Sardar Kulmac. Etj… Roli i dytë mashkullor: i ka takuar Hüseyin Işıklar, aktor i njohur dhe i famshëm nga Turkia. Roli i parë i femrës : me karakterin (ESRA) i është ndarë HANDE ARAS, e cila është modele dhe aktore e famshëm në Turki.

Roli dyt i femrës : Emirhan Bajram, e lindur në Kosovë, e cila është aktore e cila premtonë shumë në të ardhmen. Xhirimet: Xhirimet do të zhvillohen në Shkup, Selanik – Greqi, Stamboll dhe Izmir të Turqisë. Tema e Filmit : Dashuri, Aksion, Mafiose, aksione policor. Produkcent: Şükrü Çalışkan. Data e xhirimeve: Do të zhvilohen gjatë muajit Prill apo Shtatorë të vitit 2020. Ndërsa i njëjti pritet të shfaqet në Kinema gjatë muajit Gushtë të vitit 2021. Ndërsa Qytetet ku do të shfaqet fillimishtë filmi do të jenë: Stamboll, Izmir, Ankara, Antaly, Edirne, Trabzon, Shkup dhe Prishtinë. Fillimishtë për këtë filmë janë ndarë 100.000 eu, i cili do të jetë si buxhet i filmit. Ne rolin kryesonr me karakterin CANDEMIR, do të jetë BASHKIM TOPOJANI. Bashkimi është i lindur në Belgjik, por me prejardhje është nga Shkupi, dhe se për cdo vitë është vizitor i regulltë i vendlidjes së prindërve të tij. Bashkimi tanimë ka luajtur në disa filma internacional.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *