Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

LSDM dëshiron të shkojë në zgjedhje, me ose pa opozitën

2 min read

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev edhe njëherë u shpreh se data eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të jetë 21 qershori. Sipas tij nuk mbajnë kundërshtimet e partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE për shtyrje të zgjedhjeve sepse siç u shpreh ai në vjeshtë pritet valë e ere e koronavirusit. Ndërkohë nga ana tjetër përmendi zgjedhjet në fqinjësi, duke përmendur kështu Serbinë dhe Kroacinë, ndërsa shtoi se për dallim nga këto dy shtete, Maqedonia ka një arsye plus që të mbaj zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur, sepse nuk ka parlament funksional.

“Kemi argumente plus, përskaj vendeve tjera që shkojnë në zgjedhje, ne nuk kemi parlament funksional. Në rast se nuk arrijmë të merremi vesh, nuk është çështja se çka kërkojnë partitë politike, çka kërkon opozita, por atëherë do të veprojmë në bazë të kushtetutës dhe Ligjeve. Nuk do të lejojmë që të shkelet Kushtetuta dhe Ligjet. Kemi, mundësi edhe disa ditë që të diskutojmë, në të kundërtën hyjnë në fuqi procedurat ligjore dhe kushtetuese”, tha Zaev.

Sipas tij asnjë parti nuk mund të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pa marrë parasysh se kur do të mbahen ato.

“Fillimisht, nuk mundet të bojkotohen zgjedhjet nga askush, për shkak se të gjithë marrin pjesë në zgjedhje . Të gjithë kanë shprehur vullnetin për të marrë pjesë në zgjedhje. Kanë parashtruar listat e kandidatëve, kandidatët kanë mbushur deklarata në noteri, u morën vendime nga organet e partive politike, KSHZ-ja i pranoi listat, pas kësaj përfundoi edhe tërheqja e shortit, të gjithë kandidatët tashmë e dimë edhe numrin e vendvotimit, zgjedhjet janë definuar. Bëhet fjalë për bojkotim eventual të kampanjës, por nuk e duam as këtë, duam të gjithë të marrin pjesë”, tha mes tjerash Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *