Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

45 të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

1 min read

Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet një kumtese bëri të ditur se Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 45 pacientë të shëruar.

Prej pacientëve të shëruar, 19 janë nga Shkup, 25 nga Kumanova dhe një nga Prilepi.

Gjithashtu në Klinikën për Sëmundje Infektive për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, në 24 orë nuk ka pranim të pacientëve të rinj të infektuar me Covid-19. Në këtë klinike humbi jetën edhe një pacient, 61 vjeçar nga Struga ndërsa momentalisht 39 pacientë janë hospitalizuar.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë 199 testime ndërsa në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 9 pacientë të rinj dhe 29 janë të hospitalizuar.

Në spitalin e Manastirit shërohen 4 pacientë ndërsa në shërim shtëpiak janë 3 persona. Në Spitalin e Shtipin ka 2 pacientë dhe 4 prej tyre janë në shërim shtëpiak, kurse në Repartet Infektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë janë hospitalizuar 47 pacientë me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *