Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Shkon në 766 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri

1 min read

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 teste ku 16 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Harta zgjerohet me Tiranë me 9 raste, Shkodër 1 rast, Krujë 5 raste dhe në Berat 1 rast. Numri total i të infektuarve në vendin tonë shkon në 766.

Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga Covid-19 në 455. Nga 281 pacientët aktivë me Covid-19 në Shqipëri vetëm 10% po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Deri tani 30 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar ndërsa 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara Covid-19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar ndërsa 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *