Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Gati qeveria e re e Avdullah Hotit

1 min read

Lidhja Demokratike e Kosovës është afër marrëveshjes përfundimtare me partitë që synon të bashkëqeverisë. I nominuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë së re

“Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën që ka secili prej partnerëve dhe jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen në një situatë të vështirë dhe me nevojë të investojmë në ekonomi dhe jemi të përgatitur me një ekip që t’i përmbyllim të gjitha çështjet”.

Gjatë ditës kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe i nominuari për kryeministër Hoti kanë takuar ndaras kreun e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn dhe përfaqësues të Listës Serbe. Sipas Hotit, pjesëmarrja e Listës Serbe në qeveri do të jetë në përputhje me normat kushtetuese.

LDK thotë se i ka votat, madje sipas tyre i kanë 64 derisa nevojiten 61 vota për formimin e qeverisë së re. LDK synon të bëj koalicion bashkë me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe minoritetet pas shkarkimit të qeverisë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *