Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Angellovska: Aplikimi për pakon ekonomike

1 min read

Aplikimi për pakon ekonomike “Kovid 2” edhe pse u paralajmërua për sot, do të fillojë nga maji, kështu njoftoi ministrja e Financave, Nina Angellovska.

“Po afrohet maji, gjegjësisht periudha kur kompanitë do të mund të aplikojnë në masën për financim të pagës 14.500 denarë ndihmë financiare për punëtor”, tha Angellovska.

Siç tashmë është njoftuar, qëllimi i kësaj pakoje, siç tha Angellovska të futet injeksion financiar prej 100 milionë euro në ekonomi.

“Qëllimi është të ruhen vendet e punës, të mbahet likuiditeti, dhe nga tjetra anë të futet injeksion financiar për 100 milionë euro në ekonomi”, tha Angellovska.

Për këtë masë, ka ndihmuar edhe Banka Botërore në vlerë prej 50 milionë eurove.

“Lehtësimi i masave ka ardhur në bashkëpunim me Bankën Botërore, e cila në këto pako paraqitet si bashkë-financuese për 50 milionë euro”, tha Angellovska.

Parashihen të ruhen nga 200 deri në 250 mijë vende të punës, ndërkaq javën e kaluar u njoftuar se financiarisht ka ndihmuar edhe Japonia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *