Mon. Oct 26th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Johnson: Shumë herët për t’i larguar masat, vala e dytë e virusit do të ishte katastrofë

1 min read

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se tani nuk është momenti për t’i larguar masat kufizuese kundër koronavirusit, ndonëse përparimi i shënuar në luftën kundër sëmundjes mund t’i nxisë njerëzit që të ndihen më të lirshëm.

Ai tha se i kupton shqetësimet e pronarëve të dyqaneve, ndërmarrësve dhe tërë komunitetit tregtar dhe se është me ta, por gjithashtu shtoi: “Përsëri, ne duhet ta njohim rrezikun e një vale të dytë të përhapjes, kjo do të ishte katastrofë.”

Shefi i qeverisë britanike paralajmëroi se një gjendje e tillë do të shkaktonte dëme të gjata në ekonomi, shkruan “The Guardian”.

“Kërkoj nga ju që ta kontrolloni padurimin tuaj, sepse besoj që jemi duke ardhur në fund të fazës së parë të kësaj lufte”, shtoi Johnson.

Ai gjithashtu theksoi se vendi është duke shënuar përparim në këtë situatë dhe se ka shenja që kulmi i përhapjes ka kaluar.

Ndryshe, Britania e Madhe është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë me 20,732 të vdekur e me mbi 152 mijë të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *