Mon. Oct 26th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Zvicër, ekonomia mund të pësojë rënien më të madhe në 45 vitet e fundit

1 min read

Jet d'eau fountain in Geneva, Switzerland

Ekonomia e Zvicrës këtë vit do të regjistrojë rënie si pasojë e krizës së shkaktuar nga masat e ndërmarra për parandalimin e pandemisë së koronavirusit (COVID-19).

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Ekonomisë së Zvicrës (SECO), Prodhimi i Brendshëm Bruto (BPB) këtë vit do të ulet me 6,7% e jo me 1,5% sipas parashikimeve të mëparshme ekonomike.

Siç theksojnë mediat zvicerane, nëse kjo me të vërtetë do të ndodhë, do të jetë rënia më e madhe e ekonomisë zvicerane që nga viti 1975, gjegjësisht gjatë 45 viteve të fundit.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se vitin e ardhshëm pritet rimëkëmbja e ngadalshme ekonomike pas pandemisë.

“Kjo është një nga krizat më të këqija ekonomike nga Lufta e Dytë Botërore. Shpejtësia dhe pesha e rënies ekonomike është e pazakontë”, theksoi Ronald Indergand, ekonomist nga SECO-a.

Sipas vlerësimeve të Ministrisë së Ekonomisë, niveli i papunësisë në vend do të rritet në 3,9 për qind këtë vit dhe në 4,1 për qind në 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *