Fri. Nov 27th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Spasovski: Objektet e hotelerisë mund të hapen në gjysmën e dytë të majit

2 min read

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka deklaruar se pas festës së 1 majit, kur t’i kemi edhe rezultatet nga mënyrë e re e vendosur e funksionimit, do të sillet vendim për hapjen e shkollave dhe çerdheve. Ai në intervistë për Faktor, tha se vendimet që do t’i marrin, do të jenë në interes të shëndetit publik, ajo që është më e mirë për fëmijët, nxënësit dhe qytetarët, sipas asaj që do ta marrin si vlerësim dhe rekomandim edhe nga Komisioni për sëmundje infektive, njofton Portalb.mk.

“Edhe unë jam prind, edhe në çfarë kushte mësojnë fëmijët, ligjërojnë mësimdhënësit dhe profesorët dhe është real shqetësimit rreth zbatimit të maturës shtetërore. Kjo pytje është diskutuar më shumë herë në Qeveri dhe në Shtabin kryesor të Krizës, por vendimin do ta kumtojmë pas një majit. Atëherë do të ketë pasqyrë më të qartë edhe për kushtet për funksionimin e shkollave dhe çerdheve”, ka thënë Spasovski.

Sa i përket hapjes së objektet e hotelerisë dhe qendrave tregtare, Spasovski tha se pritjet janë që ato të hapen në muajin maj, me shumë gjasë në gjysmën e dytë.

“Është herët të thuhet konkretisht, sepse ajo varet nga kurba e lëvizjes së rasteve të reja dhe gjendjes shëndetësore. Ndërkaq, bëhet fjalë për rihapje të ekonomisë sipas sektorëve. Ka ekip të formuar, i cili punon së bashku me agjentët e ekonomisë, me odat ekonomike, me qëllim që të formohet plan që do të parashikoj se si do të zhvillohej ajo hapje graduale. Ato protokolle të funksionimit do të duhet të funksionojnë, për atë parashtrohen në bazë themelore”, tha Spasovski.

Ai tha se, së shpejti do të filloj faza e hapjes, faza e rikthimit të jetës në normalitet, në pajtueshmëri me situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *