Fri. Nov 27th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Qeveria siguroi 100 mijë maska mbrojtëse për qytetarët e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës

1 min read

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 100 mijë maska mbrojtëse për qytetarët e Kumanovës, Prilepit dhe Tetovës, kumtoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), përcjell GazetaExpress.

Drejtoria gjatë ditës së djeshme i shpërndau maskat që do t’u ndahen qytetarëve.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet t’i respektojnë masat për mbajtjen e maskave mbrojtëse, të respektohet distanca sociale dhe të mbahet higjiena personale”, apelojnë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *