Thu. Nov 26th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

“DORA E ARTË”, AKSIONI I BAMIRËSISË NË ÇAIR VIDEO

2 min read

Është hapur aksioni humanitar në Çair me moton “Dora e artë”, që synon zbutjen e gjendjes së rënduar sociale të familjeve të cilat kanë më shumë nevojë për ushqime dhe gjëra elementare për jetesë. Organizatorët janë një grup qytetarësh nga Komuna e Çairit të cilët kanë hapur disa pika ku do të grumbullohet ushqim dhe mjete tjera.

-“Dora e artë” në Çair

  • Ndodhitë e fundit lidhur me situatën e pandemisë, gjegjësisht virusin Covid-19, e kanë tronditur thuajse tërë botën e, rrjedhimisht, edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e këtij virusi autoritetet qeveritare kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, gjë që ka shkaktuar goditje të rëndë për ekonominë vendore. Në këtë mot të vështirësisë, aq më tepër kur ndodhemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, ne si grup qytetarësh nga Komuna e Çairit kemi vendosur të solidarizohemi me familjet me gjendje të rënduar sociale. Andaj, sot po e shpalosim aksionin tonë bamirës e qytetar me moton “Dora e artë”.
  • Ne tashmë i kemi ngritur shtabet e bamirësisë, duke i caktuar disa pika për tubimin e ushqimeve dhe pajisjeve të tjera, ndërsa paralelisht me këtë janë caktuar edhe disa aktivistë vullnetmirë të cilët do t’i vizitojnë të gjitha lagjet e Çairit për t’i regjistruar rastet në nevojë, gjegjësisht për t’i kontaktuar familjet me status të mirë financiar që me dorën e tyre të artë mund ta dëshmojnë bamirësinë ndaj fqinjëve të tyre.
  • Po ashtu, në vazhdim të aksionit do të bëjmë thirrje që, në bashkëpunim me marketet ushqimore dhe furrat e bukës, të caktohen edhe “raftet e bamirësisë”. Këto rafte do jenë mundësi e mirë për banorët e lagjeve përkatëse që të dhurojnë ndonjë produkt ushqimor dhe pajisje higjienike, të cilat në fund të ditës do mblidhen nëpër shtabet e bamirësisë dhe do të shpërndahen nga aktivistët tanë nëpër shtëpitë e nevojtarëve ose, në raste më urgjente, edhe vetë nevojtarët mund t’u drejtohen marketeve në “raftin e bamirësisë” për t’u shërbyer me produktin e caktuar.
  • Ky është aksion vetëm për Ramazan dhe vetëm për shkak të pandemisë dhe, si i tillë, nuk bie ndesh me aksionet e rregullta të shoqatave bamirëse, për të cilat kemi konsideratë dhe mirënjohje.
    Sigurisht që ne jemi shumë të hapur për çfarëdolloj ndihme të cilën ju e vlerësoni se mund t’u shërbejë vëllezërve dhe motrave tona në këto kohë të vështirë, prandaj mos hezitoni, por na kontaktoni në numrin: 072 779 454.
  • Ju faleminderit për vëmendjen dhe uroj që kjo nismë të jetë e bereqetshme!-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *