Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

SHQIPËRI: 29 RASTE TË REJA ME COVID-19

1 min read

Ka shkuar në 663 numri i të infektuarve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29 raste të reja të prekur me koronavirus.

Vatra më e nxehtë e kësaj të enjteje është një institucion i vuajtjes së dënimit në Tiranë ku kanë dalë pozitiv me covid 19, 13 të burgosur. Në 24 orët e fundit janë shënuar 29 raste të reja një nga shifrat më të larta të të prekurve që nga nisja e epidemisë në vendin tonë ndërsa në total janë 663 të infektuar. Edhe sot janë regjistruar persona me koronavirus në vatrën e Krujës.

Ka rënë ndjeshëm numri të shtruarve në dy spitalet covid 19 ku po marrin shërbim 34 persona.

Sot është barazuar edhe numri i të shëruarve ditor me rastet e reja pozitive.

Deri tani betejën me virusin e kanë humbur 27 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *