Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Çka pas krizës shëndetësore?

3 min read

Bankat komerciale në vend do të anulojnë pagesën e kësteve të kredive në një periudhë deri gjashtë muajt e ardhshëm, apo anulimi do të zgjasë më së voni deri në fundin e muajit shtator të këtij viti. “Ju informojmë se në një koordinim të ndërsjellë, shumica e bankave përfshi edhe bankat më të mëdha arritën pajtueshmëri që përmes ofertave të tyre do të mundësojnë anulimin e obligimeve kreditore deri në gjashtë muaj për personat fizik, apo deri më 30.2020”, thonë nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë. Me këtë rast, bankat anëtare të kësaj shoqate e konfirmojnë përgjegjësinë e tyre shoqërore për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në periudhën e ardhshme të shkaktuar nga korona virusi thonë nga shoqata e bankave.

Në ndërkohë , në opinion janë paraqitur edhe shqetësimet e para për harxhimet e shtuara pas muajit shtator, kur qytetarët do t’u pushon pagesa e kredive, ndërsa do tu llogaritet kamatë për këtë periudhë gjashtë mujore. Nga ana tjetër, edhe pse ekonomia e Maqedonisë së Veriut në vitet e kaluara tregon suksese më të vogla apo më të mëdha, sektori i bankave shënon vazhdimisht fitime të larta përkundër rrethanave të ndryshme ekonomike. Në vitin 2019, të gjithë bankat që punojnë në tregun financiar vendor kanë shënuar fitim prej 114 milion euro. Gjithashtu në tre vitet e kaluara bankat në vazhdimësi po tregojnë profite më të larta se 100 milion euro.

Nga Ministria e Financave thonë se kamatat as nuk mund të falen dhe as të anulohen, ndërsa sektori i bankave duhet të funksionojë, dhe të ndihmojë edhe aktualisht, por edhe pas kalimit të krizës. “Bile edhe në shtet që kanë vendosur moratorium të tërësishëm, megjithatë kamatat as nuk falen dhe as nuk anulohen. Sllovenia, Mali i Zi , Shqipëria dhe Mal i Zi, bie fjala, kanë vazhduar të llogarisin kamatat që do të riprogramohen në periudhën e ardhshme , edhe pse kanë moratorium për kreditë”, thotë ministrja e Financave , Nina Angellovska. Sipas saj, bankat duhet të mbeten stabile që të mund të përkrahin ekonominë edhe pas kalimit të krizës. Ajo shton më tej se mbrojtja e sektori bankier nuk nënkupton se qeveria nuk kërkon që ato të solidarizohen, por nënkupton që të mbrojë qytetarët në mënyrë afatgjatë, për shkak se stabiliteti i bankave ka një rëndësi të madhe për mbrojtjen e qytetarëve dhe të mjeteve të tyre.

Nga ana tjetër, përllogaritjet e ueb faqes kushtuar punës së bankave , tregon se kamatat që do të duhet pas muajit shtator, nuk do të jenë të vogla që vlen sidomos për shfrytëzuesit e kredive banesore. Për një kredi konsumatorë prej 600 mijë denarë, për të cilin keni borxh edhe 72 këste, kamata shtesë për periudhën prej gjashtë muajsh do të jetë 17.457 denarë, apo këstet do të jenë më të larta për 290 denarë. Për kreditë banesore me vlerë prej 35 mijë euro, për të cilat kanë mbetur edhe 300 këste të papaguara , kamata shtesë do të jetë 602 euro për gjashtë muaj, e cila e shpërndarë në këstet e mbetura e rrit shumën mujore për katër euro.

Në ndërkohë analizat tregojnë se nëse të gjithë shfrytëzuesit e kredive do të pranojnë ofertën e bankave për anulimin e kredive për gjashtë muaj, bankat në emër të përllogaritjes së kamatave do të mund të fitojnë deri 137.5 milionë euro. Në rast se periudha grejs apo e anulimit është gjashtë muaj, në totalin e kredive të firmave dhe qytetarëve prej 5.5 miliardë euro me një shkallë mesatare të kamatës prej pesë për qind në vit, del se fitimi prej kamatave do të jetë afër 138 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *