Mon. Oct 26th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Fromimi i qeverisë së re: Zgjedhje të reja, qeveri të udhëhequr nga VV-ja, qeveri pa VV-në.

2 min read

Nga: Naim Rashiti

Fromimi i qeverisë së re: Zgjedhje të reja, qeveri të udhëhequr nga VV-ja, qeveri pa VV-në. Të gjitha këto zgjidhjen me konsulta dhe marrëveshje mes subjekteve politike. Me marrëveshje apo jo, në fund duhet edhe nje interpretim I ri i gjykatës kushtetuese.

Në diskursin politik e analitik përshfaqen dy qëndrime tërësisht kundërthënëse.

I pari, se edhe pas rënjes së qeverisë, mandati për formimin e qeverisë së re I takon vetëm Lëvizjes Vetëvendosje, dhe se fituesi I zgjedhjeve nuk mund të anashkalohet. Në këtë rast, gjithëçka mbetet në dorën dhe vullnetin e LVV-së.

Në kampin tjetër analitik, qëndrimi është se rezulatati I zgjedhjeve është implementuar tani më. LVV si fituese e zgjedhjeve e ka implementuar të drejtën, ka arritur të formojë qeverinë. Pra ligjerisht VV ka formuar institucionet dhe mandati I zgjedhjeve është implementuar.

Sipas këtij interpretimi, Presidenti do t’i jipte 15 ditë LVV-së për të formuar qeverinë, nga data e përcaktuar nga vet Presidenti…Kjo është e paevitueshme sepse presidenti kështu I kërkoi liderit të PAN-it, Kadri Veseli të formojë një shumicë te re.

Nga ky këndvështrim analitik, çka ndodhë nëse LVV nuk shkon te Presidenti për ta marrë mandatin. Njëra anë mendon se LVV mund ta shtyej këtë proces deri sa të krijojë kushte për krijimin e një shumice parlamnetare. Kampi tjetër medon se Presidenti duhet të I jap afat të caktuar prej 15 ditësh. Këto interpretime shumë kundërthënëse do të kërkojnë përgjigje ligjore.

Nëse LVV nuk arrinë të formojë qeveri tjetër, dhe nëse Kuvendi nuk ka vullnet me shpërnda vetveten, atëherë Presidenti obligohet të kërkojë një shumicë tjetër parlamentare….e cila mund të përfshijë dhe të mos përfshijë LVV-në. Gjithcka varet nga marrëveshja politike.

Pra, fati i qeverisë është në dorën e Kuvendit; a arrijë të fromojë një shumicë tjetër parlamentare (qoftë edhe duke përfshirë fituesin e zgjedhjeve të fundit) apo don ta shpërndaj vetveten dhe shkojë në zgjedhje.

Duke pasur parasysh dallimet e mëdha në mes këtyre interpretimeve, nevojën për marrëveshje politike për të formuar qeveri të re, subjektet poltike duhet ta inkurajojnë Presidentin që të dërgojë një pyetje specifike në Gjykatën Kushtetuese për interpetimin e nenit 82, 84, sidomos 95 në rastin e caktuar.

Interpretimi I gjykatës do të i jepte zgjidhje të shpejtë, të saktë dhe do të ulë tensionet. Edhe ashtu qeveria në detyrë duhet të vazhdoj të udhëheq me situatën aktuale emergjente. Pra, derisa qeveria menaxhon me situaten e pandemisë, Gjykata kushtetuese do të mund të jepte një opinion të drejtë mbi procesin ksuhtetues të formimit të qeverisë së re.

Pra, duke u kujdesur per shendetin publik te veprojme me interpetime te drejta kushtetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *