Sun. Oct 25th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

NJE PROBLEM I RENDESISHEM PER MINISTRINE E SHENDETSISE DHE BASHKINE E KRYEQYTETIT,TIRANE…!

2 min read

NGA: Dashamir Uruçi

Sot dola per pak minuta deri tek dyqani i bukes.
Njerezit ishin ne rradhe larg njeri tjetrit dhe pergjithsisht me maska.
Me erdhi rradha dhe porosita dy buke te vogla te zeza.
Me sherbyen menjehere dhe buken ma vendosen ne nje qese letre me fatyren brenda.
Punonjesja e sherbimit, ashtu si edhe te tjerat ishin me doreza, normale per te mbrojtur vetvehten e ne fakt,blesit apo qytetaret jo.
Me te njejtat doreza sherbehet buka,me te njejtat doreza merren parate dhe kthehet kusuri ne leke, me te njejtat doreza u prit teshtima e njeres prej kolegeve ne dyqan e te tjere.
Ne kendveshtrimin tim keto lloj dyqanesh nga qendra te furnizimit me buke jane kthyer edhe ne rrezik potencial te shperndarjes se virusit.
Ne nje vend te Kines e pashe ne Tv, tek dera e dyqanit, ne hyrje, çdo bles duhej te merrte solucionin me te cilin dezinfektonte duart, para se me marre furnizimin me buke.
Propozoj:
1.Ne menyre sistematike ti behet tamponi apo kontrolli per infeksionin te gjithe punonjesve qe i sherbejne njerezve per furnizimin ditor me ushqime ilaçe e te tjere,pa pritur qe ato te japin shenja te semundjes e te telefonojne.
2.Te detyrohen te gjithe qendrat e shitblerjes dhe sherbimeve te lejuara per sherbimet ne karantine, te vendosin tek dera e hyrjes nje punonjes sherbimi me dezinfektant ne dore i cili te lejon te futesh ne lokal, vetem pasi klienti te perdore solucionin ne fjale, paraprakisht…!
E deshroj nje pergjigje nga kryetari i bashkise VELIA dhe ministrja e shendetsise MANASTIRLIU…!
Respekte per te gjithe ata qe do te shqetsohen nga ky problem me rendesi per ditet qe po kalojme ne rrethim…!

Me rrespekt e shume dashuri per te gjithe bashkeqytetaret e mi.

Dashamir URUÇI-USHC-TIRANE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *