Mon. Oct 26th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

UEFA ka shtyer ndeshjet finale të LK dhe LE

1 min read

Për shkak pandemisë së krijuar nga Koronavirusi, UEFA edhe zyrtarisht ka shtyrë ndeshjet finale të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa. Që të dyja ndeshjet duheshe të zhvilloheshin gjatë muajit maj, me 27 ajo e Liga Europa në Gdansk të Polonisë dhe ajo e 30 majit të Ligës së Kampionëve në Stamboll të Turqisë.

Gjithashtu është shtyrë edhe ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në konkurrencë të femrave.

Nga UEFA thanë se po ndjekin me shumë vëmendje situatën e krijuar në gjithë Botën dhe se po punojnë për të përcaktuar datat eventuale për zhvillimin e këtyre ndeshjeve.

“Ende nuk është marrë asnjë vendim për datat kur do të luhen këto sfida. Grupi i punës, i krijuar javën e kaluar si rezultat i thirrjes në konferencë midis palëve të të futbollit europian, i cili u kryesua nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, do të analizojë opsionet e mundshme. Grupi tashmë ka filluar ekzaminimin e kalendarit. Njoftimet do të bëhen në kohën e duhur”, – shkruhej në njoftimin e UEFA-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *