Mon. Oct 26th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Ja prej ku buron fatkeqësia e moskyçjes së të rinjve në politikë

2 min read

Shkruan, Omer AJDINI

Ka disa ditë që portalet e bdi-së vazhdimisht publikojnë shpifje kinse unë paskam ofenduar ish ushtarët e UÇK-së dhe se paskam mallkuar shqiptarët.

E para, unë nuk i mendoj ushtarët e UÇK-së shokë të Artan Grubit (për të cilët kam shkruar), sepse ata nuk duan përfaqsues e shok si Artani. E dyta, të mendojë dikush se ka shqiptarë që s’ka ngrënë buk në kuzhinat e UDB-së dhe është kundër atyre që dhanë më të shtrejntën për kombin e vet, është hipokrizi dhe përbuzje e intelegjencës së popullit shqiptarë! Në pamundësi për tu kapur me mua në aspektet cilësore që e bëjnë një të ri, ata të cilët u pasuruan në emrin dhe gjakun e dëshmorëve, krijojnë sajime të tilla.
Respekt dhe përkulje deri në pakufi për të rënët dhe ushtarët e vërtetë! Lavdi veprës së tyre! Të tjerëve që keqpërdorën amblemat e ushtrive të shenjta çlirimtare, turpi do ti ndjek në këtë dhe në botën tjetër!

E për punën e mallkimit të shqipëtarëve vetëm një gjë di t’u them: unë jetën dhe karierën time e kam lënë anash, e vetëm gjumi më ndal nga puna pikërisht sepse e dua këtë popull dhe dua ta shof atë të barabartë me të gjithë popujt e zhvilluar.

Si shqiptarë e si vëlla i juaji, u kisha lutur të mos zhvilloni ksi lloj fushata shpifëse, jo sepse unë ndihem keq (sepse unë e di që janë spine koti), mirëpo sepse po u bëni dëm shqiptarëve dhe demokracisë tonë duke gërrditur të rinjtë nga kyçja në politikë duke e bërë atë një terren të flliqur me shpifje të tilla.

Mua personalisht kjo lojë e flliqur që bëni nuk më demotivon. Përkundrazi, vetëmse ma forcon bindjen se ndryshimi duhet patjetër të ndodhë në menyrë që të rinjtë asnjëherë më mos të shohin kështu lojra të flliqura online dhe të distancohen nga proceset të cilat ua përcaktojnë rrjedhën e jetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *