Fri. Nov 27th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Bajqinovci: Me VV-në e LDK-në Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit

1 min read

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, po beson se koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës është afër.

Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit.

Postimi i plotë i Bajqinovcit:

“Kosova do të ketë Qeverinë e ndryshimit duke e çuar në vend vullnetin e popullit. Garancë e këtij ndryshimi do të jenë Lëvizja Vetëvendosje me kryeministrin Kurti dhe Lidhja Demokratike e Kosovës si partneri ynë që së bashku e kemi plasuar projektin e ndryshimit dhe po së bashku jemi votuar. Kosova do të ketë kryeministër e ministra që gërshetojnë dije, dashni për vendin, kulturë institucionale e njerëzore, qëndrueshmëri në bindje rreth vlerave perëndimore e euroatlantike të cilat ne do t’i zbatojmë e do t’i jetësojmë në çdo ditë të punës tonë”, ka shkruar Bajqinovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *