Tue. Oct 20th, 2020

Portali Informativ

Shekulli.mk

Miratimi i ‘Paketës Anti-KÇK’, reagon Partia Demokratike

1 min read

ekretari i Përgjithshëm i PD ka reaguar pas miratimit të paketës “anti-KÇK”, duke thënë se “sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh”.

Statusi i Bardhit në Facebook

Që do të zbatojë Edi Rama ndonjë ligj që godet krimin e organizuar, është si të besosh se hijena do të bëhet vegjetariane. Sa herë ka një hall të madh, Rama shpik një ligj me emër të madh. “AntiKÇK” ka për të dështuar, siç dështoi “Forca e ligjit”, sepse në krye të qeverisë është ortaku i krimit të organizuar. Me Edi Ramën kanë dalë jashtë burgut kriminelët më të rrezikshëm. Me Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar në bazë operacionale për krimin e organizuar. Me Edi Ramën nuk ka për të patur luftë kundër krimit. Ka vetëm propagandë dhe bashkëqeverisje me krimin e organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *