March 22, 2019

Ministrat e brendshëm të BE diskutojnë për sfidat lidhur me emigrimin

Ministrat e brendshëm të BE diskutojnë për sfidat lidhur me emigrimin

Ministrat e Punëve të Brendshme të BE-së do të takohen sot në Bruksel për të biseduar për sfidat lidhur me emigrimin, mirëpo nuk pritet përparim i dukshëm, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në kontekst të ndarjes së thellë rreth çështjeve të emigrimit në BE dhe tentimet e dështuara për negociata më themelore rreth reformave të azilit në BE, ministrat e Punëve të Brendshme sot pritet që të fokusohen para se gjithash në bashkëpunimin me vendet e treta, rutat emigrimit dhe të ashtuquajturat “platforma dalëse”.

Është e paqartë se cilat dhe sa vende janë të interesuara të kyçen drejt këtyre mekanizmave dalëse, të propozuara nga Komisioni Evropian vitin e kaluar, në mungesë të marrëveshjes për risistemimin e kërkuesve të azilit dhe sistemin e kuotave.

“Ministrat do të duhej sot të fokusohen në rutat kryesore të emigrimit dhe në cilën mënyrë vendet të tregojnë solidaritet më të madh, si edhe në menaxhim kufitar, të japin burime në Këshill.

Do të vijojë edhe diskutimi për mbështetjen e vendeve afrikane në kontekst të krizës së emigrimit.

Komisari i Emigirimit, Dimitris Avramopulos, para takimit u bëri thirrje vendeve anëtare që t’i dyfishojnë përpjekjet për reformat në sistemin e azilit dhe kërkoi prej tyre të tregojnë vullnet më të madh politik. Komisari shprehu dëshirë vendet anëtare të vazhdojnë të diskutojnë për sistemet e përkohshme dalëse për emigrantët.

Përveç emigrimit, ministrat sot do të bisedojnë edhe për fenomenin e lajmeve të pavërteta në prag të zgjedhjeve evropiane në maj si dhe për ballafaqimin me kërcënimet terroriste.

Related posts