April 19, 2019

Zaev mes dy “zjarreve”, BDI-së ose BOJKOTIT të shqiptarëve!

Zaev mes dy “zjarreve”, BDI-së ose BOJKOTIT të shqiptarëve!

Përpjekjet për gjetjen e një presidenti të pranueshëm për të gjitha palët, si duket kanë hasur në vështirësi. Edhe pse LSDM-ja vazhdon kontaktet intensive, si me partitë politike që janë pjesë e Qeverisë, poashtu edhe me ato opozitare shqiptare, me përjashtim të ASH-së, prapëseprapë ajo ballafaqohet me pengesa të shumta, sidomos me kërkesat iracionale për president konsensual,nga ana e partnerit të koalicionit, BDI-së.

LSDM-ja, është e detyruar që të gjej një kandidat serioz, me të cilin mund t`i bëj ballë një rivali të denjë siç është zonja Siljanovska. Megjithëse ata kanë paralajmëruar se kandidatin e tyre do ta zyrtarizojnë më 3 mars, në kongresin e partisë, ato vazhdojnë të jenë në hall të madh për shkak të presioneve të brendshme, nga dy krahët brenda partisë si dhe nga presione te jashtme.

Deri tani si kandidatët të mundshëm në garën për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, nga burime të besueshme brenda LSDM-së, bëhet e ditur se si kandidat më serioz janë ish kandidati presidencial Stevo Pendarovski dhe dhe ministri aktual i jashtëm Nikolla Dimitrov. Sa i përket z Pendarovski, thuhet se ai gëzon mbështetje shumë më të lartë nga të gjithë kandidatët tjerë të mundshëm në të gjitha matjet e opinionit, si dhe gëzon edhe mbështetjen e figurave kryesore të LSDM-së, por kundërshtohet ashpër nga BDI-ja, për shkak të sjelljes së këtyre të fundit me bojkotin që i bën z Pendarovski në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014. Prandaj edhe nuk mund t`ia lejojnë vetes këtë luks të dalin keq në sytë e shqiptarëve pasi nuk e votuan atëherë dhe smund ta votojnë edhe tani. Poashtu, jozyrtarisht thuhet se kandidaturën e z Pendarovski e mbështesin Lëvizja BESA bashkë me Aleancën, por edhe shumica e shqiptarëve edhe atë përshkak ndjenjës së keqardhje për z Pendarovski të cilit iu mohua fitorja, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, për faj të BDI-së.

Ndërkaq sa i përket kandidatit tjetër që përflitet nga LSDM-ja, ministri aktual i jashtëm Nikolla Dimitrov, thuhet se për të më tepër lobon kryeministri Zaev edhe atë për shkak të presionit të BDI-së. Megjithatë rejtingu i z Dimitrov nuk është edhe aq i kënaqshëm për dy arsye:

Së pari z Dimitrov ishte kryenegociatori me palën greke në zgjidhjen e kontestit disa vjeçar me fqinjin jugor. Prandaj, tek komuniteti maqedonas nuk shihet me sy të mirë, pasi që me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë sipas tyre është fajtori kryesorë që vulosi ndryshimin e emrit të shtetit, e që nuk kapërdihet edhe aq lehtë te pala maqedonase.

Së dyti z. Dimitrov nuk gëzon mbështetje të mjaftueshme tek shqiptarët, votat e të cilëve llogaritet të jenë vendimtare në zgjedhjen e presidentit të ri. Poashtu ky i fundit njihet si njeri i afërt me VMRO-DPMNE-në, si dhe njeriu që e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë dhe është shumë i afërt me deputetin e dënuar nga Gjykata e Hagës Johan Tarçulloskin, të njohur tek shqiptarët për ngjarjet e Lubotenit në vitin 2001.

Si do që të jetë nëse në kongresin e LSDM-së, ndodh të zgjidhet Dimitrov, është e pritshme që zgjedhjet të bojkotohen në masë të madhe nga ana e shqiptarëve dhe në këtë rast fitorja e profesoreshës Siljanovska nga opozita do të ishte e pashmangshme.

Deri më tani zyrtarisht vetëm VMRO-ja ka nxjerr kandidatin e saj për president edhe atë Gordana Siljanovska, profesoreshë universitare, e cila megjithatë ka një integritet akademik intelektual dhe me të drejtë konsiderohet si konkurrente serioze në garën presidenciale.

Sa u përket partive opozitare shqiptare, theksohet se ata po shqyrtojnë opsionin për nxjerrur një kandidat të përbashkët shqiptar që do të ketë për kundërkandidat dy kandidat maqedonas, ku sipas pritjeve të tyre shanset janë maksimale që në raundin e dytë të garojë një shqiptarë dhe një maqedonas, pasi gjithë shqiptarët në raundin e parë do t’ia japin votën shqiptarit edhe do të dëshmojnë se janë faktor pa të cilin nuk mundet shteti edhe pse do të kishte thirrje nga BDI që të përkrahet kandidati i LSDM-së. /fol

Related posts