April 19, 2019

Gjykata Penale vendosi, Janakievski kthehet në paraburgim shtëpiak, Ristovski mbetet në Shutkë

Gjykata Penale vendosi, Janakievski kthehet në paraburgim shtëpiak, Ristovski mbetet në Shutkë

Ish-ministritiMile Janakieski, pas dy ditësh paraburgim në burgun hetues të Shutkës, sonte shkon në shtëpi. Gjykata Penale e ka pranuar ankesën e tij për masën e paraburgimit që iu përcaktua më 20 shkurt si i dyshuar për organizimin e sulmit që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill 2017. Gjykata sot ia ndryshoi masën, në vend të paraburgimit në burg, do të paraburgoset në shtëpi.

Ndërsa Këshilli Gjyqësor e refuzoi ankesën e ish-ministrit Spiro Ristovski, ai do të mbetet në paraburgim.

Të dyshuarit tjerë, Nikolla Gruevski ndodhet në Hungari ku ka fituar azil politik, njëjtë edhe Nikolla Boshkovski nga DSK-ja, ndërsaVlladimir Atanasovi, ish drejtor i DSK-së prej më herët është i dyshuar si organizator dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Shutkës.

Për të dyshuarin e gjashtë, deputetin Trajko Veljanovski nesër do të vazhdojë debati i komisionit kuvendar i cili duhet të vendosë se do t’ia heq mandatin e deputetit, me kërkesë të Gjykatës pasi Prokuroria edhe për të kërkoi paraburgim.

Dje Ristovski dhe Janakieski ishin pjesë e incidentit në burg nga ku të dy u sulmuan. Pas sulmit të tyre, me kërkesë të kryeministrit Zoran Zaev, drejtori i burgut, Gjoko Kotevski dha dorëheqje nga posti.transmeton Portalb.mk.

Related posts