April 19, 2019

UNDP me projekte të përbashkëta me Komunën e Zhelinës (FOTO)

UNDP me projekte të përbashkëta me Komunën e Zhelinës (FOTO)

Sot, 21.02.2019 me fillim në ora 13:00 në hapësirën e Sallës së Këshillit të Komunës u zhvillua mbledhja e Këshilltarëve Komunal me përfaqësuesin nga UNDP në lidhje me projektin “Fuqizimi i Këshillave Komunale” me moton “Qytetari në rend të parë” , ku u diskutuan aktivitetet kryesore nga ky projekt si :

Fuqizimi përmes zhvillimit të kapaciteteve në bazë të metodologjive tradicionale dhe inovative,

Fuqizimi përmes mbështetjes financiare për aktivitetet prioritare të komunave të përzgjedhura në bazë të konsultimeve publike,

Fuqizimi përmes rrjetëzimit, kodifikimit, institucionalizimit dhe qëndrueshmërisë.

Komuna e Zhelinës pas aplikimit për të qenë pjesë e projektit bashkë me 8 (tetë) komuna të tjera, u përzgjodh nga UNDP ku në konkurim ishin 53 ( pesëdhjetë e tre ) komuna të cilat aplikuan për ta fituar këtë projekt.

z. Ilmisan Dauti përfaqësuesi nga UNDP prezantoi para Këshilltarëve qëllimin dhe përfitimet që Komuna i përfiton nga implementimi i këtij projekti.

Related posts