March 22, 2019

​Edhe Shaqiri e kujton Salan: Jam thellësisht i pikëlluar!

​Edhe Shaqiri e kujton Salan: Jam thellësisht i pikëlluar!

Lajmi për konfirmimin e vdekjes së Emiliano Salas e tronditi botën e futbollistët dhe gjatë orëve të fundit rrjetet sociale janë vërshuar nga mesazhet përkujtuese për sulmuesin argjentinas të Cardiff Cityt. Njëri ndër këta persona është edhe ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i cili përmes llogarisë së tij në rrjetin social Instagram, i ka shprehur ngushëllime familjes së futbollistit, shkruan Gazeta Express.

“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Emiliano Salas. Familja ime dhe unë duam t’i shprehim ngushëllime familjes dhe shoqërisë së tij. Jemi duke menduar edhe për familjen e pilotit David Ibbotson”, shkruan Shaqiri. Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson. Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private. Departamenti për Hetimet e Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey. Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe dje u konfirmua se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala. Pas këtij lajmi, rrjetet sociale janë vërshuar nga mesazhe pikëllimi dhe ngushëllimi.

Related posts