April 19, 2019

Maqedonia në vendin e 93-të në Indeksin për Korrupsion bashkë me Kosovën, Mongolinë dhe Panamanë

Maqedonia në vendin e 93-të në Indeksin për Korrupsion bashkë me Kosovën, Mongolinë dhe Panamanë

Maqedonia këtë vit për dy pikë ka indeks më të mirë të perceptimit të korrupsionit, tregon analiza vjetore që “Transparensi Internashionall” e ka publikuar sot në mëngjes. Këtë vit vendi është vlerësuar me 37 në shkallën deri në 100, ku indeksi sa më i lartë nënkupton që vendi është më i lirë nga korrupsioni. Vitin e kaluar vendi ka pasur indeks 35, njofton Portalb.mk.

Këtë vit, Maqedonia vendin e 93-të nga 180-të vendet e ranguara, e ndanë bashkë me GambinëKosovënMongolinë dhe Panamanë.

Indeksi i rangon 180 vende dhe territore sipas nivelit të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve.

Indeksi i Maqedonisë është i afërt me mesataren e Evropës Lindore dhe Azisë, i cili është i dyti më i korruptuar në botë për këtë vit. Mesatarja në rajon është 35, ndërkaq vetëm një vend, Gjeorgjia, ka indeks 50. Në krye të listës së rajonit janë Mali i Zi dhe Bjellorusia, ndërkaq në fund janë TurkmenistaniUzbekistani dhe Panamanë.

Maqedonia është shenjëzuar si “vend të cilit duhet t’i kushtohet vëmendje”.

TurqiaBosnja dhe HercegovinaGjeorgjiaUkrainaMaqedonia dhe Armenia janë vende të cilave duhet t’u kushtohet vëmendje në disa vite të ardhshme. Sipas sfidave karakteristika janë marrëdhëniet e tyre politike, Armeniaka kërcyer nga trendi me ndryshim pozitiv të Qeverisë”, thuhet në analizën e rajonit.

Por, gjendja nuk është ë e mirë edhe në nivel global.

“Indeksi vjetor i perceptimit të korrupsionit tregon se pjesa më e madhe e vendit kanë dështuar në përpjekjen që në mënyrë më të ndjeshme ta kontrollojnë korrupsionin, që kontribuon në krizën e demokracisë në tërë botën”, thuhet në analizë.

Më shumë se dy e treta e vendeve kanë indeks nën 50, ndërkaq numri mestar ka qenë 43.

Rezultate më të mira kanë Danimarka dhe Zelanda e Re, me indeks 88 dhe 87, ndërkaq në fund janë SomaliaSiriadhe Sudani Jugor me indeks 19, 13 dhe 13.

Hartën mund ta shihni më poshtë:

Related posts