March 22, 2019

Haradinaj beson se ShBA nuk është kundër kërkesave të Qeverisë për taksën

Haradinaj beson se ShBA nuk është kundër kërkesave të Qeverisë për taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata që kanë problem me kërkesat e Qeverisë për taksën janë kundër Kushtetutës së vendit.

Sipas kryeministrit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë problem me këto kushte.

Shefi i ekzekutivit është shprehur i palëkundur edhe njëherë sa i përket vendimit për taksën 100%. Ai ka thënë se edhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, taksa do të mbetet në fuqi deri në verë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri u ka thënë gazetarëve se nuk e ka të rëndësishme nëse kërkesat që i ka vënë për taksën, “e prishin me dikë”.

Haradinaj: Nuk besoj që ShBA ka problem me kushtet tona

 

“Kushdo që ka problem si me i brendshëm si i jashtëm del kundër të drejtës sonë, kushtetutës sonë dhe krejt çka kemi, dhe ne nuk kemi mirëkuptim për dikë që ka problem me këto kritere që i kemi nxjerr aty. Atëherë i bie tërheqja e njohjes realisht, nëse dikush nuk të respekton në atë që je i bie tërheqja e njohjes, nuk kemi arsye pa folur hapur, pse duhet me u kontestu 17 shkurti i 2008’ës, nuk besoj që ShBA ka problem me këto kushte ju siguroj, kushdo që ka atëherë dihet çfarë marrëdhëniesh jemi”, tha ai.

Ai ka thënë që pozicioni i  Qeverisë së për taksën nuk ndryshon, cili do që është çmimi.

Haradinaj: Në verë hyjmë me taksën në fuqi

“Vendimi për taksën është një vendim legjitim, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, kemi dërguar dje disa letra që i keni parë, ai është pozicioni im për taksën, në cilindo variant dhe me çfarëdo çmimi. Sa i përket prishjes së koalicionit, dhe shkuarjes në zgjedhje, potenciale, i bien që taksa mbetët deri në qershor gjithqysh, nëse shpallen zgjedhjen janë nja 45 ditë derisa të mbahen, derisa të krijohet Parlamenti janë edhe 30 të tjera, edhe qeveria disa ditë, kështu që hyjmë në verë me taksë. Ka me na zënë qershori gjithqysh, pastaj i bisedojmë të tjerat cilado qofshin ato, por kështu ka me qenë”, tha ai.

Sipas Haradinajt, taksa duhet të forcohet si vlerë në negocim. E këtë deklaratë e drejtori te Lidhja  Demokratike e Kosovës.

Hardinaj: Taksa duhet të forcohet si vlerë në negocim

“Sa i përket LDK-së dhe VV-së që nuk po e kanë të qartë, mirë është me u ulë në tavolinë më shumë se atëherë i kanë më të qarta, nuk kanë nevojë përmes postimeve. Ne jemi ofruar për konsulta, për diskutime me ta, është fati i vendit të tyre, fëmijëve të tyre, mënyra si ata po bunkerizohen nuk mendoj që kanë me ndihmu shumë në këto procese. Edhe LDK që po duan me u maru të mençur e po i nij tu fol plot prej tyre, edhe të tjerë duhet ta kuptojnë që po e forcuam taksën si vlerë në negocim, duke e kthyer tregun te Serbia, atëherë është ekuvialent me njohje. Nëse e dobësojmë taksën, LDK e dashur e mençur, se po i shoh plot prej tyre tu shit mend, atëherë bëhuni gati ja me dhënë territor ja Republika Sprska”, tha ai.

Ndërsa i pyetur për grevat, Haradinaj tha se është tërhequr nga diskutimi publik për to, meqë sipas tij është kontaminuar diskutimi për grevat.

Related posts