April 19, 2019

Behgjet Pacolli: Lufta e popullit të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër

Behgjet Pacolli: Lufta e popullit të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Ai ka shtuar se beson fuqishëm se secili ish luftëtar i UÇK-së ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani. Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare. Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryediplomatit Pacolli në Facebook.

Related posts