April 19, 2019

Ministri Ademi për realizuesit e projekteve: Funksionojnë me mjeteve tona dhe kërkojmë të jenë më transparentë

Ministri Ademi për realizuesit e projekteve: Funksionojnë me mjeteve tona dhe kërkojmë të jenë më transparentë

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, pasi publikoi raportin vjetor për vitin 2018, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, apeloi deri te realizuesit e projekteve kulturore në Maqedoni, që të jenë transparentë dhe t’i informojnë mediat për aktivitetet e tyre. Ademi gjithashtu ka njoftuar se nuk ka prashikim se kur do të përfundojë ndërtimi i objektit të Teatrit të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Nëpërmjet të gjitha mediave që janë prezent sot këtu, që të gjithë organizatorët e projekteve, të cilët i organizojnë aktivitetet e tyre nëpërmjet financave tona, të jenë sa ma transparentë. Kërkojmë nga ato që t’i informojnë të gjithë, që informacioni të shkojë deri te qytetari më i thjeshtë, me qëllim që të informohemi se çfarë bëjmë ne. Ato funksionojnë nëpërmjet mjeteve tona, dhe është e natyrshme që ne të kërkojmë që të jenë më transparent”, tha Ademi.

Duke u përgjigjur në pyetjet se kur do të përfundojë ndërtimi i Teatrit të Tetovës, ministri Ademi njoftoi se dokumentacioni për punët e realizuara deri më sot ka qenë i pakuptueshëm dhe i njëjti u është dorëzuar organeve të hetuesisë. Nuk ka parashikime se kur pritet të lëshohet në përdorim objekti i njëjtë, edhe pse i njëjti u parashikua për vitin 2019.

“Nga mesi i vitit të ardhshëm mendoj se do të përfundojë faza e parë e Teatrit të Tetovës. Jemi shumë larg nga dhënia e përdorimit të atij objekti. Duke e marrë parasysh kompleksin dhe dokumentacionin që unë e posedoj, mua mu duk shumë e paqartë. Kam kërkuar që të rregullohet dokumentacioni dhe të arsyetohen mjetet e shfrytëzuara. Dokumentacioni është në organe të ndryshme hetuese. Faza e parë parasheh fazën karabina, kurse për fazën e dytë nuk kemi ende parashikime se sa mund të zgjat. Ende është në përgatitje projektin për pjesën e brendshme, ajo duhet të kalojë në Qeveri dhe të shihet se sa mjete duhet të parashihen me të”, tha Ademi.

Përndryshe,  në vitin 2018 u parapanë 250 milionë denarë për Teatrin e Tetovës, punimet nuk përfunduan, mjete u parapanë edhe me buxhetin e vitit 2019, për përfundimin e fazës së parë të ndërtimit – 100 milionë denarë, .

“Për përfundimin e fazës së parë të objektit të Tetovës janë paraparë 100 milionë denarë. Pikë së pari le të përfundojë faza e parë e ndërtimit të Teatrit të Tetovës, pastaj duhet të hapet tenderi publik. Presim që projekti të jetë gati, që të merren të gjitha lejet e nevojshme, e pastaj të hapet tenderi për fazën e dytë”, pati deklaruar ministri Ademi gjatë publikimit të buxhetit për vitin 2019, edhe pse lëshimi zyrtar i të njëjti qe paralajmëruar për vitin 2019.

 

Related posts