March 22, 2019

Hiseni: SHVL UÇK

Hiseni: SHVL UÇK

SHVL UÇK

Sot në ditën e 50 vjetorit nga demostratat për flamur dhe bashkëjetesën e shqiptarëve të Iliridës në një njësi administrative me Kosovën, përshëndesim gjithë ato patriot të cilët kishin vizion të qartë në të mirën e këtij populli.

Mbështetje të parezervë kanë dëshmuar familjet atdhetare të Ballit Kombëtar, të Nacional Demokrates Shqiptare dhe të gjithë këto të organizuar përmes imamëve të xhamive në qytet dhe nëpër fshatra.

Subjekti i vetëm që ofroi objektet dhe kuadrin profesional në mbrojtje të këtyre kërkesave ishte Bashkësia e Fesë Islame me hoxhallarët e asaj kohe duke bashkëpunuar ngushtë me intelektualët, mësuesit dhe ato pak studentë të asaj kohe.

Bomba e hudhu Tetovër në stacionin policor në Tetovë u krye nga Naseri i cili ishte i biri i Hfz Mahi efendiut nga Tetova.

Urdhërin për ngritjen e flamurit dhe njeriu që i pari ngriti flamurin ishte njësoj njëri nga hoxhallarët nënpunës i BFI-së.
Ky frymëzim dhe atdhetarizëm e lindi betimin:

PËR ZOT E ATDHE

Lavdi të gjithë atyre, që kanë rënë për kauzën kombëtare.

Mirënjohje dhe falenderim publik Institucionit:
Bashkësia e Fesë Islame sëbashku me myftinitë e saja.

Me respekt: Daim Hiseni

Related posts