March 22, 2019

Rusia kërcënon Maqedoninë: Mos hyni në NATO

Rusia kërcënon Maqedoninë: Mos hyni në NATO

Rusia nuk ka asgjë kundër Marrëveshjes së Prespës për emrin, por e kundërshton anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, kështu deklaroi ambasadori i Rusisë në Greqi, Andrej Masllov.

“Nëse Athina dhe Shkupi arrijnë marrëveshje për emrin dhe nëse pranohet zyrtarishanët në Kushtetutën e Maqedonisë, atëherë ne do ta njohim atë”, tha Masllov.

Ai e ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se është kundër anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe nëse ndodh kjo, Moska do të detyrohet të marrë kundërmasa.

Ambasadori i Rusisë theksoi se Marrëveshja e Prespës nuk do të ndikojë në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Greqisë. Relacionet mes Athinës dhe Moskës, sipas Masllov, normalizohen pas incidenteve diplomatike nga vera kur Greqia dëboi dy diplomatë, ndërsa dy të tjerëve u ndaloi të hyjnë në territorin e saj për shkak përzierjes ruse në bisedimet për çështjen e emrit.

Related posts