April 19, 2019

Nuk e do Kosova, e merr kjo Përfaqësuese!

Nuk e do Kosova, e merr kjo Përfaqësuese!

Liridon Krasniqi mund të bëhet shumë shpejt përfaqësues i Malajzisë. Mesfushori shtatlartë e priti me vite Përfaqësuesen e Kosovës, por nuk mori asnjë sinjal.

Prandaj Federata e Futbollit e Malajzisë paralajmëron se futbollistit kosovar do t’i jepet nënshtetësia malajziase, në mënyrë që ai të luajë në të ardhmen për reprezentacionin e vendit aziatik. Edhe vetë Krasniqi kohë më parë kishte konfirmuar se mund të luajë për Malajzinë.

Liridon Krasniqi i ka dhënë fund pritjes së Kosovës, shkruan sot gazeta Zëri.

Mesfushori shtatlartë ka qenë në dispozicion të Përfaqësueses, por asnjëherë nuk e ka marrë ndonjë shenjë, pavarësisht paraqitjeve fantastike në Malajzi, ku ishte shpallur edhe futbollisti më i mirë i vitit 2017.

Të vetëdijshëm se “Dardanët” nuk llogarisin në mesfushorin kosovar, malaziasit janë hedhur në gjah për t’i siguruar shërbimet e Krasniqit.

Kjo është konfirmuar nga Federata e Futbollit e Malajzisë (FAM), respektivisht presidenti Datuk Mohd Yusoff Mahadi, i cili është gjithashtu president i trupës qeverisëse të futbollit nacional për programin e natyralizimit të futbollistëve.

Related posts