April 19, 2019

Endri Hasa godet Ramën me vezë: Këtë e ke për studentët/ FOTO+VIDEO

Endri Hasa godet Ramën me vezë: Këtë e ke për studentët/ FOTO+VIDEO

Deputeti i PD, Endri Hasa u bë protagonist këtë të enjte në kuvend pasi goditi me vezë kryeministrin Rama.

Pak pasi kreu i qeverisë mori fjalën, deputeti i Elbasanit la me shpëjtësi karrigen e tij duke u vërsulur drejt foltores.

Rama nuk arriti dot të shmange goditjen e parë me vezë nga deputeti i opozitës, ndonëse më pas u neutralizua nga punonjësit e Gardës.

Endri Hasa është deputet I Pd në qarkun e Elbasanit, jo shumë aktiv në daljet publike, por që mesa duket zgjodhi të bëhet aktiv në një tjetër formë duke qëlluar kryeministrin në parlament.

Kreu I kuvendit Ruci pezulloi punimet  e kuvendit për 60 minuta për të mbledhur Byrone Parlamentare duke propozuar përjashtimin e Endri Hasës 10 ditë nga kuvendi.

Ndërkohe në një komunikim të shkurter për mediat nga PD citohet deputeti Endri Hasa ti jete drejtuar shprehimisht Ramës: “Këtë e ke për studentët”.

Related posts