April 19, 2019

Java e filmit kosovar organizohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë

Java e filmit kosovar organizohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë

Java e filmit kosovar organizohet për herë të parë në Republikën e Maqedonisë përkatësisht në kinemanë e kinotekës së Maqedonisë me seli në Karposh të Shkupit. Gjatë këtij organëzimi do të keni mundësinë të ndiqni gjashtë filma artistik të metrazhit të gjatë që i takojnë produksionit më të ri.
Ky manifestim do të hapet me shfaqjen e filmit “Babai” të regjisorit Visar Morina, film i cili është në koproduksion me agjencinë e filmit të Maqedonisë.
Fjalën përshëndetëse do ta ketë mysafiri nga Kosova, profesor Gani Mehmetaj, i cili njëherit është drejtor i “Kosova Filmit” si dhe mysafir të tjerë regjisor dhe aktor të fushës kinematokgrafike.
Ftohen të gjithë dashamirët e artit filmik që të ndjekin këtë ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore.

Related posts