March 22, 2019

Hiseni: Thikë pas shpine për dëshmorët e rënë

Hiseni: Thikë pas shpine për dëshmorët e rënë

Nga: Daim Hiseni

Stojanço Angelov dhe Abedin Zimberi thërasin të harojm ligjin për dëshmorët e rënë dhe ti shtrijmë dorën Lube Boshkovskit, Johan Traçillovskit sidhe të harojm sipas tyre luftën e kotë të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ata përmes këtij mesazhi na mësojn si të mbështesim politikën e LSDM-së dhe BDI-së.

Në emrt të SHVL UÇK-së dhe atyre pak luftëtatrëve besnik të kauzës kombëtare këtë takim e konsiderojm si një takim privat i dy shokëve dhe jo si vendim i SHVL UÇK-së.

Pa ligjin për luftën e vitit 2001 dhe statusin e dëshmorëve, nuk ka shtrirje të dorës me ata që vranë popullatën civile dhe akoma deri më sot nuk kanë shpreh aspak interesim për jetsimin dhe realizimin e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni.

Jeni qytetar të lirë të Republikës së Maqedonisë.
Kush të doni dhe me kend të doni mund të lidhni kumbari, por jo edhe në emër të gjakut.

Unë e dij që nuk më përfillni, sepse gjërat ua them troç dhe kjo i pengon politikës ditore.

Por ju lutem të paktën ju mos u tallni me të vdekurit dhe mos lejoni ti quani dëme kolaterale se nuk i ka shkelë treni dhe as autobusi ato dëshmor të prehen në varrezat e Sllupçanit dhe kudo në tokën e Iliridës.

Nuk mundet pala e humbur të jenë hero, të dekorohen dhe të kenë statusin e tyre të zgjidhur me ligjet pozite të maqedonisë, ndërsa pala tjetër të trajtohen si grup i mashtruar, njerëz naivë, dëm koleteral, pa zgjidhje të statusit të tyre me ligj, pa pozitën e duhur në shoqëri, pa jetësimin e kërkesave të tyre në kushtetutën e këtij vendi, …

Kush të doni si individ, lirisht përqafohuni me branitellat,
ndërsa të tjerët do të presim njëher të zbardhen rastet e montuara, të del në shesh e vërteta, të jetësohen kërkesat e shqiptarëve dhe më pas mund të ulemi në tryezën e bisedimeve për të biseduar rreth bashkëjetesës si qytetar të barabartë.

Kërkoj edhe mbështetjen e veteranëve, rinisë shqiptare, intelektualëve që gjëra të tilla të mos lejojn në të ardhmen.

Related posts