April 19, 2019

Paris, policia përdor gaz lotsjellës në protestat

Paris, policia përdor gaz lotsjellës në protestat

Policia është përleshur me grupin e protestuesve të njohur si “xhaketat e verdha”, në Paris të Francës, në protestën e re anti-qeveritare.

Policia raportohet se ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Paris, të cilët po marshonin drejt pallatit presidencial. Autoritetet deri më tani kanë arrestuar 340 persona dhe kanë rritur masat e sigurisë.

Rreth 89 mijë policë janë vendosur në mbarë vendin, për të parandaluar dhunën që ndodhin fundjavën e kaluar, ku 130 persona u lënduan gjatë protestave të dhunshme në Paris.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron ka paralajmëruar se protestat e reja të “xhaketave të verdha” në Paris, do të keqpërdoren nga turmat e “radikale dhe rebele”. Protestat, që tashmë kanë hyrë në javën e tretë, kanë nisur pas vendimit të presidentit Macron, se do të rrisë taksat për karburante.

Megjithatë, më 5 dhjetor, Macron ka njoftuar se ky vendim do të shfuqizohet. Por, ky vendim i Macronit nuk i ka kënaqur protestuesit, të cilët kanë rritur kërkesat e tyre, përfshirë edhe uljen e taksave të tjera dhe rritjen e pagave.

Related posts