April 19, 2019

Haradinaj: Do të ketë masa edhe më të rënda kundër Serbisë

Haradinaj: Do të ketë masa edhe më të rënda kundër Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se kundër Serbisë, përveç taksës 100 për qind, mund të merren edhe masa të tjera edhe më të rënda.

“Ka edhe veprime të tjera që mund të ndodhin, që janë jotarifore. Do t’i shihni ju kur të ndodhin”,ka thënë Haradinaj.

Vendimi për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina është marrë ditë më parë.

Bashkimi Evropian ka kërkuar largimin e kësaj takse, pasi sipas tyre një vendim i tillë shkel marrëveshjen e CEFTA-s.

Edhe në Serbi janë organizuar një varg protestash, megjithatë Qeveria Haradinaj nuk është zmbrapsur, dhe ky vendim mbetet në fuqi.

Related posts