April 19, 2019

(VIDEO) Demolli: Të “mëdhenjtë” me pazaret e tyre patën frikë nga një vajzë 17 vjeçare

(VIDEO) Demolli: Të “mëdhenjtë” me pazaret e tyre patën frikë nga një vajzë 17 vjeçare

Njohesi i mir i muzikes dhe menagjeri Arian Demolli permes nje shkrimi, ka shprehur indinjaten e tij lidhur me matematikat e kurdisura gjate festivalit te djeshem ne Shqiperi. 

“Maskarada vazhdoi si gjithmonë, të “mëdhenjtë” me pazaret e tyre patën frikë nga një vajzë 17 vjeçare (1 nga talentet më të vlerësuara në Europë, 2 herë që mori platinum nga Warner MUSIC, 40 milion klikime ‘Don’t Let me go’) e renditur në top 5 e festivalit Kënga Magjike nga shumë media dhe portale, këngëtarët e “famshëm” shqiptarë patën frikën të konkurronin në finale me KANITËN, dhe mbrapa skenës bënin me gishta nga sa pikë do t’i jepnin njeri-tjetrit. Një këngë që mori 2 milion e 200 mijë klikime nuk është në finale, kjo është maskarada e radhës e “Bigve”. Faleminderit te gjithë atyre që i dhanë mbështetje Kanitës dhe këngës së saj.
P. S.
Herën tjetër kur të shkoni në një festival, merrini edhe çunat e gocat e lagjes bëjini këngëtarë dhe thuajini të votojnë për ju që të fitoni diçka!”, ka pohuar Demolli ne shkrimin e tij, raporton Shekulli.mk

Related posts