April 19, 2019

Tiranë, eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërrijnë në atdhe

Tiranë, eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërrijnë në atdhe

Amaneti i Mid’hat Frashërit për t’u prehur në atdhe vihet në vend. 69 vite nga ndarja nga jeta, sot eshtrat e tij mbërritën nga Nju Jorku në Rinas.

Për rreth dy orë, dashamirët e kësaj figure, historianë edhe politikanë, i bënë nderime arkëmortit të mbështjellë me flamurin kombëtar në Akademinë e Shkencave.
“Mid’hat Frashëri është një figurë e ndritur. Ne jemi këtu për të parë këtë anë. Ai është një figurë shumëdimensionale. Kjo është një ditë e shënuar, ky veprim duhet që të ishte bërë shumë vite më parë, që në momentin që ndryshoi regjimi”,– theksoi historiania, Ana Lalaj.
“Mid’hat Frashëri vjen pas veprës së tij. Një intelektual shumë i rregullt. Nuk ishte njeriu i pistoletave”,- tha historiani, Luan Malltezi.
Mid’hat Frashëri ka qenë një nga firmëtarët e pavarësisë në vitin 1912, ka qenë themelues dhe kryetar i organizatës “Balli Kombëtar” gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Related posts