April 19, 2019

Me nderime shtetërore bëhet riatdhesimi i eshtrave të MIT’HAT (ABDYL) FRASHËRI

Me nderime shtetërore bëhet riatdhesimi i eshtrave të MIT’HAT (ABDYL) FRASHËRI

Nesër, e mërkurë 14 nëntor 2018
me nderime shtetërore bëhet riatdhesimi i eshtrave dhe trupit të nacionalizmës shqiptare, veprimtarit dhe patriotit MIT’HAT (ABDYL) FRASHËRI,

Ideali i veprimtarisë së tij ishte krijimi i Shqipërisë Etnike. Mithat Frashëri u lind me 1880 në Shqipëri në një familje me tradita të mëdha kombëtare. Babai i tij Abdyl Bej Frashëri, ishte
kryetar i Komisionit për punë të jashtme të “Lidhjes së Prizrenit”,
organizator kryesor i Kuvendit të Prevezës (janar 1878),
kryetar i delegacionit të Lidhjes në disa shtete të Europës,
ishte një ndër politikanët më eminent të asaj kohe që tërë jetën ia kushtojë zgjidhjes së çështjes kombëtare dhe pavaresisë së Shqipërisë.

I edukuar në frymën patriotike kombëtare nga babai dhe nga xhaxhallarët e tij Naim Frashëri poet i madh i Rilindjes Kombëtare dhe Sami Frashëri, mendimtar i madh i Rilindjes Kombëtare. Mithat Frashëri ka qenë:

– ministër në Qeverinë e Ismail Qemalit,
– përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Parisit (1919),
– delegat ne Kongresin e Manastirit,
– deputet i Përmetit në Parlamentin shqiptar,
– ambasador i Shqipërisë në Greqi etj.
– kryetar i Ballit Kombëtar,

Qëllimi i tij ishte bashkimi i katër vilajeteve; Shkodrës, Shkupit, Manastirit dhe Janinës.

Testament i tij na mbetet DEKALOGU.

Related posts