April 19, 2019

Diaspora shqiptare kushtëzon referendumin

Diaspora shqiptare kushtëzon referendumin

Partitë politike në vazhdimësi po bëjnë thirrje për dalje në referendum për të votuar për siç thonë të ardhmen evropiane të vendit. Një thirrje e tillë i është adresuar edhe diasporës për të votuar qoftë në vendet ku jetojnë e veprojnë apo edhe në vendlindje, transmeton Alsat-m.

Por, përfaqësuesit e shoqatave që përfaqësojnë mërgatën shqiptare thonë se janë të zhgënjyer nga përmbajta e marrëveshjes me Greqinë e cila sipas tyre forcon identitetin maqedonas ndërsa sa i përket shqiptarëve ata edhe më tej nuk do të jenë bartës të sovranitetit ndërsa gjuha shqipe edhe më tej do të figuroj si gjuhë qe e flet 20 për qind e popullatës. Nga lidhja shqiptaro- amerikane thonë se diaspora mbështet integrimin evropian por integrimin me të drejta të barabarta të popullatës që jeton aty.

Si do të dalin shqiptarët në referendum: A do të dalin si shqiptarë autoktonë apo do të dalin si qytetarë të Maqedonisë? Përse nuk morën pjesë shqiptarët në njohjen e emrit të Maqedonisë me Greqinë. Kjo është një çështje që çdokush e diskuton sot. Përse nuk u përfshi çështja shqiptare? Shqiptarët janë këtu autoktonë, jetojnë me mijëra vjet në këtë shtet ashtu sikur edhe populli maqedon. Ne duhet të jetojmë bashkërisht këtu, por të barabartë- thotë Mamut Skenderi, Shoqata Shqip taro-amerikane.

Related posts