April 19, 2019

Tragjedia në Atika, Ambasada: zyrtarisht s’ka shqiptarë mes viktimave

Tragjedia në Atika, Ambasada: zyrtarisht s’ka shqiptarë mes viktimave

Mes 74 personash që mbetën të vdekur nga zjarri masiv në Athinë, dyshohet të ketë edhe shqiptarë.

Sipas dëshmitarëve, dyshohet se kanë humbur jetën të paktën 4 shqiptarë, edhe pse autoritetet diplomatike nga Tirana të akredituara në Athinë, thonë se nuk kanë një shifër zyrtare.
Ambasadorja shqiptare në Athinë, Diana Hodbari, tha për mediat e Tiranës se deri në orën 15:00 të ditës së sotme është vetëm një shqiptare e lënduar, por emigrantët shqiptarë pohojnë se dyshohet për 4 viktima dhe 13 të plagosur. Mes tyre, dyshohet se është edhe një i ri nga Tepelena.
“Ambasada e republikës së Shqipërisë  në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vazhdimësi  me autoritetet kompetente”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ambasada shqiptare në Athinë.
Autoritetet greke nuk përjashtojnë mundësinë edhe të rritjes së numrit të viktimave gjatë orëve në vazhdim.
Mediat njoftojnë se në spitalet greke kanë mbërritur edhe disa shtetas shqiptarë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si rezultat i shfaqjes së problemeve me frymëmarrjen nga tymi.
Autoritetet shqiptare kanë dërguar mesazhe ngushëllimi për popullin grek.
Ndërsa Presidenti  shqiptare  Ilir Meta dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i kanë bërë thirrje qeverisë të ofrojë ndihmën e nevojshme për Greqinë.

Related posts