October 20, 2018

KUKËSI I NDERIM NEXHIPIT VAZHDON RRUGËN NË CHAMPIONS LEAGUE

KUKËSI I NDERIM NEXHIPIT VAZHDON RRUGËN NË CHAMPIONS LEAGUE

Kukësi, tek të cilët drejtor sportiv është ishfutbollisti i mirënjohur, Nderim Nexhipi, është kualifikuar në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi ka barazuar 1-1 në udhëtim ndaj Valletta.

Mision i realizuar me sukses. Kukësi nuk gabon dy herë radhazi. Pasi dështaun sezonin e kaluar për të kaluar qoftë edhe një tur në Uefa Champions League, këtë herë verilindorët ja dolën.

Me shumë fat, falë një gol në fushë kundërshtare i ardhur 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt nga gjeorgjiani Iralki Dzaria, Kukësi barazoi 1-1 në transfertën malteze ndaj kampionëve të Maltës, Valleta duke avancuar në ruandin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, pasi ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim pa gola. Tashmë Kukësi mendon për turin e dytë të Championsit aty ku me shumë gjasa do të ketë përballë Qarabagun ku luan Ansi Agolli, ndërsa me kualifikimin ndaj Valletas verilindorët kanë siguruar minimalisht pjesëmarrjen në turin e tretë kualifikues të Europa Leagues edhe nëse eliminohen nga turi i dytë në Champions League./SS/

Related posts