April 19, 2019

Pse NATO?

Pse NATO?

Nga: Mubekir Palloshi 

Vendi ynë vite e vite me radhë synon të jetë pjesë e Aleances Veriatlantike gjegjësisht NATO.

Në samitin e NATO-së të vitit 2008 në Bukureshtë, Maqedonia e lëshoi shansin për anëtarsim të plotë për shkak të vetos së Greqisë , që ishte si pasojë e politikës së gabuar të pushtetit apo më mirë thënë të regjimit të Gruevskit.

Tani në vitin 2018 vendi ynë më në fundë arriti të merr ftesë zyrtare nga Aleanca Veriatlantike dhe disi po thuajse t’i mbyll çështjet e hapura mefqinjët e saj.
Ftesa për në NATO është e kushtëzuar më përmbushjen e obligimeve të dala nga marrëveshja me Greqinë, gjegjësisht është e lidhur me atë se qytetarët do duhen pozitivishtë të përgjigjen në refendumin i cili do të organizohet këtë vjeshtë.


Pyetja të cilën me të drejtë e parshtrojnë qytetarët tanë është: – çka fitojmë ne me anëtarsimin në këtë aleancë, që është aleancë para se gjithash ushtarake?
Përgjigja më e përshtatshme do të ishte:


1.Maqedonia me anëtarsimin në NATO fiton stabilitet të përhershëm, gjë që deri më tani ka munguar shumë.
2.Maqedonia tani më do të jetë krah për krah me vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluara në botë.
3.Maqedonia më nuk do të jetë vend ku fuqitë e errëta do bëjnë eksperimente të ndryshme.
4.Maqedonia me anëtarsimin në NATO do të përfitoj shumë investitorë të huaj ( gjë që ka ndodhur me Shqipërinë , Bullgarinë, Rumuninë, etj )
5.Për qytetarët e Maqedonisë do të ketë mirëqenie dhe jetë më të mirë ekonomike, pasiqë me investimet e huaja do të hapen edhe vende të reja pune.
6.Maqedonia më në fund do të siguroj ekzistëncën e saj si shtet për të cilin shumë njerëz kishin dilema se a do të ekziston ky vend a po jo.


Nga kjo mundë të konkludojmë se qytetarët e Maqedonisë e në veçanti shqiptarët kanë shumë arsye të përkrahin referendumin për ndryshimin e emrit dhe përfundimishtë anëtarsimin e vendit edhe në NATO.

Related posts