July 23, 2018

Vardari kthehet me disfatë minimale nga Armenia (VIDEO)

Vardari kthehet me disfatë minimale nga Armenia (VIDEO)

Skuadrës armene të Pjunik i ka mjaftuar vetëm një gol për të mundur Vardarin në ndeshjen e parë kualifikuese të Liga Europa, të zhvilluar në qytetin e Erevanit, njofton “infOSport.mk”. Vardari e nisi ndeshjen me shumë oscilacione, ndërsa ashtu siç kalonte koha arrinte të merrte inciativën, mirëpo për fat të keq e njëjta nuk u kurorëzua me gol.

Momenti vendimtarë i këtij takimi ndodhi në minutën e 28-të, kur Konata vetëm preku topin, duke i ndryshuar kahje, ndërsa njëkohësisht edhe duke mashtruar portierin Gaçevski, i cili në ato momente pa topin brenda rrjetës së tij.

Barsegian kishte disa raste të mira për gol, mirëpo pa konkretizim final, ndërsa dështoi në këtë ndeshje braziliani Lira, i cili pas përfundimit të pjesës së parë u zëvendësua nga sulmuesi i talentuar shqiptarë, Jakup Berisha.

Përveç tij te Vardari si titullarë luajti edhe Besar Iseni, i cili u zëvendësua në minutën e 66-të nga Ali Adem.

Disfata  minimale 1:0 i jep shpresa Vardarit se në ndeshjen e kthimit mund të përmbys të njëjtin dhe se ka gjasa reale për tu kualifikuar për në raundin e dytë.

Ndeshja e kthimit në arenën “Filipi i Dytë” midis Vardarit dhe Pjunikut në program është me datë 19 korrik me fillim në ora 19:00.

Related posts